Loading…

VV’ja nis fushatën në Pejë (Video)

  • 01/06/2017 | 12:35

VV’ja nis fushatën në Pejë (Video)

13:26 – E plotësuar 

Albin Kurti, kandidat për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje ka folur para qytetarëve të Pejës në ditën e dytë të fushatës. Ai tha se zgjedhja më e mirë që mund të bëhet është të votohet numri 35 më 11 qershor.


“Qytetarët e Pejës e të gjithë Kosovës janë njerëz të mirë që nuk i kanë merituar këto qeverisje të këqija. Ne duam të qeverisim sepse duam që të shërbejmë, ne duam të qeverisim se nuk duam që këta tjerët të sundojnë”, tha Kurti para qytetarëve të Pejës, shkruan gazetametro.net

Ai tha se kur qytetarët vendosin vet, fiton Vetëvendosja.

Duke shtuar tutje se me partinë e tij në qeveri s’ka korrupsion e krim.

“Në këto 18 vjet pas lufte, Kosova ishte shtet me deklarata. Me Vetëvendosjen vjen e vërteta, e drejta, e dobishmja”, tha ai, duke shtuar edhe përkushtimin e kësaj partie për marrëdhënie me ndërkombëtarët dhe anëtarësimin në NATO.

“Unë i kam dëgjuar shpesh e shumë jo pak politikanë dhe të afërm të tyre teksa ironizojnë korrupsionin në Kosovë duke thënë që korrupsion ka gjithkund edhe në Perëndim. Pasuria e vjedhur nga buxheti duhet të konfiskohet dhe do të konfiskohet”, tha po ashtu Kandidati për Kryeministër, Albin Kurti,

Ai tha se kjo parti do t’i respektojë të drejta e serbëve, jo pse kërkon Beogradi, por sepse ata respektojnë të drejtat e njeriut.

“Me 11 qershor qytetarët nuk do të votojnë për politikanët me xhipa. Nuk do t’i votojnë kandidatët që gënjejnë e duan t’i shtojnë rrenat e tyre, nuk do të votojnë për të korruptuar, por do të votojnë për Vetëvendosjen e pakorruptuar që guxon ta don popullin”, tha Kurti ndër tjerash. /gazetametro.net

13:03

Kryetari i Prishtinës, njëherësh kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmeti ka thënë se krimin dhe korrupsionin nuk mund ta luftojë koalicioni PDK-AAK-NISM, sepse kjo do të thotë ta luftojnë vetveten.


Por, sipas Ahmetit partia e tij është e vetmja që mund ta luftojë korrupsionin e se nuk u frikësohet atyre që ai i quan “kriminelë”, shkruan gazetametro.net

Ai tutje tha se me Vetëvendosjen do u konfiskohet pasuria pushtetarëve, duke folur tutje për këtë parti si krejtësisht të aftë që të ofrojë mirëqenien sociale për Kosovën.

Ahmeti në kuadër të fushatës në Pejë ka lexuar edhe emrat e deputetëve që janë në listë nga ky qytet. /gazetametro.net

12:55 

Kandidati për deputet nga Peja, Dukagjin Gorani nga Vetëvendosje ka folur para të pranishmve në këtë qytet që janë mbledhur për të ndjekur ditën e dytë të fushatës.


“Kemi pa se si ligji vlen vetëm për qytetarët, e asnjëherë për pushtetin. Sot ka shumë që mendojnë se ikja është shpëtim. Kjo kulturë duhet të ndërprehet. Fjala e popullit mund të dëgjohet. Me ju dhe para jush sot është Lëvizja Vetëvendosje, një frymë e dalë nga rinia, guximi dhe liria. Një lëvizje qytetarësh për republikë të zhvilluar”, tha kandidati për deputet nga kjo parti, Dukagjin Gorani, shkruan gazetametro.net

Ai tutje tha se drejtësia përveç se është obligim është edhe vendim. Duke u bërë thirrje qytetarëve që të votojnë Vetëvendosjen me 11 qershor.

Votë e cila sipas tij është votë për drejtësinë. /gazetametro.net

12:35

Lëvizja Vetëvendosje në ditën e dytë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 11 qershorit, ka vendosur të tubohen në Pejë.


Tubimi ka nisur para pak momentesh, e të cilin mund ta ndiqni më poshtë.

‘Ka ardhur koha jonë. Është koha për Albin Kurtin, kryeministër’, u tha në fillim të tubimit.

Ndryshe, ky tubim vjen pas atij qendror në Gjilan, ku edhe nisi zyrtarisht fushatën./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë