Loading…

VV’ja mbledh aktivistët, mobilizohen kundër Demarkacionit (Foto)

  • 08/05/2017 | 17:17

VV’ja mbledh aktivistët, mobilizohen kundër Demarkacionit (Foto)

Kur këto janë ditët vendimtare rreth çështjes së demarkacionit, VV’ja është mobilizuar duke mbledhur aktivistët e saj për t’i njoftuar rreth kësaj ngjarje, qëndrimi kundër i të cilëve tashmë është publik.


Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka mbledhur gjithë aktivistët nga e gjithë Kosova afër Pallatit të Rinisë në Prishtinë, me të cilët do të diskutojë rreth zhvillimeve të fundit për çështjen e demarkacionit.

Vetëvendosje thotë se ky tubim është mobilizues dhe ka për qëllim që të qëndrojnë në gjendje gatishmëri nëse demarkacioni sillet në Kuvend. Pjesëmarrja e aktivistëve thuhet se është e domosdoshme.

Ndryshe, sot ishte paraparë që Qeveria ta procedojë demarkacionin, por mbledhje e Qeverisë u shtye për të mërkurën pasi nuk kishte kuorum për vendimmarrje, pasi deputetët e PDK’së munguan./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë