Loading…

VV’ja kërkoi hetim për energjinë, Beqaj: Haki Abazi dha dorëheqje në ‘WhatsApp’

  • 25/05/2022 | 11:08

VV’ja kërkoi hetim për energjinë, Beqaj: Haki Abazi dha dorëheqje në ‘WhatsApp’

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka dhënë dorëheqje nga Komisioni Hetimor Parlamentar për Energji.


Lajmin për dorëheqjen e tij e ka konfirmuar për Gazetën Express Kryesusi i këtij komisioni, deputeti Hajdar Beqa.

Sipas tij, Abazi s’ka paraqitur dorëheqjen me shkrim, por s’ka marrë pjesë në asnjë mbledhje të Komisionit dhe përmes “WhatsApp’it” ka thënë se ka dhënë dorëheqje.

“Dorëheqje zyrtare s’ka dhënë, por s’ka marrë pjesë në asnjë mbledhje dhe me mesazh përmes rrjeteve sociale, në një grup që e kemi në WhatsApp, ka njoftu se s’do të marrë pjesë në mbledhje dhe ka thënë se ka dhënë dorëheqje. Është mirë me pyet atë. Tash i takon Vetëvendosjes me dërgu emrin e ri për zëvendësim”, ka thënë Beqa.

Haki Abazi jep dorëheqje nga Komisioni Hetimor për Energji

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë