Loading…

VV’ja del e para, PDK’ja e dyta

  • 24/12/2016 | 13:28

VV’ja del e para, PDK’ja e dyta

Sipas rezultateve të studimit të realizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka dalë se të rinjtë ndërmjet moshës 17 dhe 21 vjeçare kanë deklaruar se, nëse zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbaheshin nesër, 27 për qind e tyre  do të votonin për Lëvizjen VETËVENDOSJE, shkruan Gazeta Metro.


Të pyeturit, PDK e kanë radhitur të dytën me 20 për qind, ndërkaq me 13 për qind është radhitur LDK’ja, që mbetet parti e tretë.

Çka bie në sy është AKR’ja e Pacollit, e cila edhe pse nuk është në parlament, ka kaluar AAK’në dhe Nismën për Kosovën, parti këto që kishin arritur të futeshin në Kuvend në zgjedhjet e kaluara.

Për Aleancën Kosova e Re do të votonin mbi 7 përqind, ndërkaq për Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7 për qind, pak vota më pak se AKR’ja. Po ashtu, Nisma për Kosovën do të merrte vetëm 3 për qind, po aq sa do të merrte edhe Lista Serbe.

Një numër i madh i të anketuarve, më saktë 18 për qind,  kanë refuzuar të përgjigjen në pyetjen se për cilën parti politike do të votonin në zgjedhjet e ardhshme.

15665503_10155579783074179_4305951643476919612_n

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë