Loading…

VV u rrit për 29 deputetë, LDK humbi 13 deputetë

  • 03/03/2021 | 23:16

VV u rrit për 29 deputetë, LDK humbi 13 deputetë

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, kurse të enjten pritet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të shpallë rezultatin përfundimtar dhe më pas do të bëjë certifikimin e rezultateve.

Në bazë të gjitha të dhënave nga KQZ (rezultateve preliminare, votave me postë dhe votave të personave me nevoja të veçanta), shpërndarja e mandateve pritet të jetë si më poshtë:

LVV – 58 deputetë

PDK – 19 deputetë

LDK – 15 deputetë

AAK – 8 deputetë

Lista Serbe – 10 deputetë

Minoritet tjera – 10 deputetë

Nëse këto rezultate krahasohen me ato të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2019, vërehen ndryshime të mëdha në përbërjen e grupeve parlamentare.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 29 deputetë më shumë në krahasim me zgjedhjet e vitit 2019.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka rënien më të madhe nga zgjedhjet e kaluara duke humbur 13 deputetë.

PDK po ashtu ka rënie, duke marrë 5 deputetë më pak se në vitin 2019.

Edhe AAK ka 5 deputetë më pak se në vitin 2019.

NISMA e cila në zgjedhjet e kaluara kishte marrë 6 deputetë, në këto zgjedhje nuk arriti ta kalojë pragun duke mos u përfaqësuar në Kuvend.

Shpërndarja e mandateve pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2019:

LVV – 29 deputetë

LDK- 28 deputetë

PDK- 24 deputetë

AAK – 13 deputetë

NISMA – 6 deputetë

Lista Serbe – 10 deputetë

Minoritet tjera – 10 deputetë

Kujtojmë, ndryshime ka pasur edhe në përfaqësimin e komuniteteve jo-shumicë për shkak të disa dyshimeve se Lista Serbe ka orkestruar votuesit e saj për të ndihmuar parti të caktuara të komuniteteve, shkruan Telegrafi.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë