Loading…

VV tentoi t’i ‘kontrabandoi’ 14 anëtarë të saj për Kuvendin Komunal në Leposavic, ia refuzon KQZ

  • 06/12/2022 | 20:10

VV tentoi t’i ‘kontrabandoi’ 14 anëtarë të saj për Kuvendin Komunal në Leposavic, ia refuzon KQZ

Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar që jashtë afateve ligjore të shpallura nga KQZ t’i regjistroj 14 kandidatë për Kuvendin Komunal të Leposavic, e që janë refuzuar nga KQZ, shkruan Gazeta Metro.


Sipas vendimit të Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve që e ka siguruar Gazeta Metro, mësohet se Lëvizja Vetëvendosje kishte dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e kandidatëve për zgjedhjet e përkohshme për kuvendin komunal të Leposaviqit me 02 dhjetor.

Mirëpo gjatë shqyrtimit të këtij dokumentacioni, është vërtetuar se nuk është respektuar kuota gjinore, ndërsa është kërkuar nga LVV që të përmirësohet lista. Në listat e përmirësuar LVV kishte përfshirë 18 kandidat.

Komisioni ka konstatuar se 14 kandidatët shtesë, LVV i ka dërguar pas mbylljes së afatit për aplikim për certifikim. 

Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposavic dhe Zveçan, të gjitha këto komuna, të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, janë pa kryetarë qysh në fillim të nëntorit.

Ata kanë dhënë dorëheqje, në shenjë kundërshtimi ndaj një vendimi të Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar makinat me targa ilegale serbe në veri.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpallur më pas 18 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve atje.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila mbështetet nga Beogradi zyrtar dhe ka udhëhequr komunat në veri – i kundërshton këto zgjedhje. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë