VV mund t’i shfrytëzojë votat e Listës Serbe për ta rrëzuar qeverinë Haradinaj.
Kështu ka thënë nënkryetarja e Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha, transmeton gazetametro.net
Mulhaxha ka mohuar mundësinë e bashkëpunimit me Listën Serbe por ka thënë se mund t’i shfrytëzojnë votat e tyre për rrëzimin e qeverisë.
Ajo i ka bërë këto komente në një konferencë ku është folur për Pakon Ligjore për Admonistratën.
Por, ajo gjithashtu ka thënë se Haradinaj nuk duhet të tërhiqet nga vendimi i tij për taksën ndaj produkteve serbe.
Ndërsa, më herët, Rexhep Selimi i VV’së, tha se kjo parti dëshiron ta rrëzojë qeverinë por nuk do ta bëjë këtë me votat e Listës Serbe. /gazetametro.net