Loading…

VV: Studentët u kërcënuan dhe u rrahën nga sigurimi i Thaçit

  • 17/03/2017 | 13:23

VV: Studentët u kërcënuan dhe u rrahën nga sigurimi i Thaçit

(I plotësuar) – Lëvizja Vetëvendosje ka drejtuar akuza ndaj sigurimit të presidentit Hashim Thaçi se kanë kërcënuar dhe rrahur studentët  gjatë ligjëratës së Thaçit në kolegjin UBT.

Diellza Arifi dhe Korab Muhadri janë dy studentët të cilët janë larguar nga salla ku Thaçi po mbante një ligjëratë lidhur me zhvillimet aktuale në vend, dhe sipas VV-së atyre u është mohuar e drejta fjalës dhe janë përjashtuar nga salla.

“Në një ligjëratë të mbajtur në ambientet e kolegjit UBT, ku i ashtuquajturi president Hashim Thaçi ishte i pranishëm, për të folur mbi zhvillimet politike, iu është mohuar fjala fillimisht, dhe më pas janë keqtrajtuar studentët Diellza Arifi dhe Korab Muhadri. Studentja Diellza Arifi është nxjerrë dhunshëm nga salla ku po mbahej ligjërata, pasi që kishte pyetur Thaçin në lidhje me klanin “Pronto”, e më pas është futur një dhomë dhe ndaj saj është ushtruar presion psikik. Kurse, studentit Korab Muhadri, nuk i është dhënë në asnjë moment fjala, përkundër insistimit të vazhdueshëm të tij”, thuhet në reagimin e VV’së.

“Përveç kësaj, për shkak të protestës nga ana e studentit Muhadri për faktin që nuk iu dha fjala, katër policë me veturën zyrtare të eskortës së Thaçit, me targat 156-01, e kanë kidnapuar atë në rrugë, duke e futur në veturë, që më pas ta kërcënojnë e ta rrahin, si dhe ta porosisin që asnjëherë të mos ngreh zërin ndaj Thaçit. Tre nga këta policë ishin Arben Bytyqi, Arsim Jashanica dhe Arsim Rashica, të cilët e kanë kërcënuar studentin Muhadri edhe me jetë”, thuhet tutje në reagimin e VV-së.

Sipas tyre, aktet e tilla janë kriminale dhe janë të papranueshme. Policët e këtillë janë shërbyes të pushtetarëve kriminelë, siç është Hashim Thaçi, e jo shërbyes të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Tentimi i tillë për të mbytur zërin kundërshtues ndaj padrejtësisë dhe krimit të këtij pushteti nuk do të ketë sukses. Studentët dhe gjithë qytetarët e Republikës do ta shpëtojnë Republikën nga kapësit dhe zhvatësit e saj. /gazetametro.net

__________________________________________________________

Studenti që e quajti hajn Thaçin, aktivist i Vetëvendosjes

17/03/2017 | 13:23

Presidenti i vendit Hashim Thaçi mbajti sot një ligjëratë tek njëri prej kolegjeve private në Prishtinë.


Foli për çështje të ndryshme në Kosovë e ndër to edhe për krijimin e Ushtrisë. Por, atij ju bënë disa pyetje provokuese.

Për të parën herë ishte një studente e cila i drejtoi pyetje Thaçit: “A je ti president i Klanit Pronto”. E pas kësaj pyetje studentja u përjashtua nga kjo ligjëratë.

Ndërsa në fund reagoi edhe një studentë tjetër i cili i tha Presidentit Thaçi hajn.

Gazeta Metro mëson se studenti që e quajti presidentin hajn është edhe aktivistë në Lëvizjen Vetëvendosje.

Në një kërkim të shpejtë në rrjetin social Facebook, në profilin e Muhadrit mund të gjesh fotografinë e Albin Kurtit, por edhe logo e fotografi të tjera nga aktivitete të Lëvizjes Vetëvendosje.

E po ashtu ai është edhe student i këtij kolegji ku Thaçi mbajti ligjëratën. /gazetametro.net

studenti

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë