Loading…

VV shfrytëzon seancën e Kuvendit për marketing politik

  • 11/04/2019 | 12:05

VV shfrytëzon seancën e Kuvendit për marketing politik

Vetëvendosje ka shfrytëzuar seancë e jashtëzakonshme për ikjen e të rinjve jashtë vendit, për t’u kërkuar qytetarëve votën, për subjektin e tyre, transmeton Gazeta Metro.


Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seancë e jashtëzakonshme për ikjen e të rinjve jashtë vendit.

Ani pse deklarata iu dha për temën në fjalë, deputeti i VV-së, Arbër Rexha bëri thirrje që qytetarët t’i japin votën subjektit të tij, raporton lajmi.net.

Sipas tij, vetëm Vetëvendosja ka mbetur pa u provuar në pushtet dhe se partitë tjera ia vodhën asaj fitoren.

“Vetëm ajo mbeti pa u provuar. Na e vodhët fitoren duke u bërë bashkë të zi me të zi, dhe asnjë qeveri nuk e ka pasur qëllim të bëj hapjen e vendeve të reja të punës. Është momenti i duhur ta bëjmë  kthesën historike dhe politike. Lejoni ata që vëretet e duan këtë vend”, tha ai.

Në fjalimin e tij, Rexha nuk la pa përmendur edhe raportimet e fundit për punësime politike, si dhe deklaratat e krerëve shtetëror të cilat bëjnë thirrje për të mos ikur nga Kosova. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë