Lëvizja Vetëvendosje po pretendon se sulmi fizik ndaj aktivistit të kësaj partie Agron Kabashi i kryer dy netë më parë, ishte i organizuar, dhe i planifikuar edhe ndaj Sekretarit Organizativ Dardan Molliqaj.
Kjo parti ka publikuar një video të momenteve të sulmit ndaj Kabashit, e ku shihet edhe sekretari Molliqaj derisa hyn në banesën e tij.
Sipas VV’së, sulmuesit ishin nisur në drejtim të Molliqajt, por kur nuk e arrijnë atë, vazhdojnë te Kabashi, të cilin e sulmojnë fizikisht. /gazetametro.net