Loading…

VV nuk përjashton gazin dhe protestat në kundërshtim të demarkacionit

  • 05/03/2017 | 16:23

VV nuk përjashton gazin dhe protestat në kundërshtim të demarkacionit

Subjekti më i madh opozitar në vend, Lëvizja Vetëvendosje nuk e përjashton rikthimin e gazit lotsjellës në Kuvend dhe as protestat në rrugë për të kundërshtuar kthimin e marrëveshjes së demarkacionit në Kuvend.

Shkodran Hoti nga Zyra për Informim në Vetëvendosje ka thënë se do të përdorin të gjitha mjetet e pranueshme që janë të efektshme për ndaljen e demarkacionit.

“Ne vazhdimisht kemi thënë se riprocedimin i demarkacionit në Kuvend në versionin aktual është i dëmshëm dhe do të ketë reagim nga ana jonë. Për format e reagimit, ne zakonisht nuk flasin shumë herët, por e kemi thënë edhe më parë se ne do të aplikojmë ato mjete të pranueshme brenda demokracisë, e që do të bëjnë të mundur ndalimin e këtij versioni të demarkacionit. Do të ketë rezistencë ky version të mos kaloj”, ka thënë Hoti, transmeton Lajmi.net.

Kurse i pyetur se a përjashtohet gazi lotsjellës si formë e kundërshtimit, ai ka thënë nuk mund të thotë saktësisht se cilat janë format, megjithatë Hoti ka theksuar se do të përdoren mjetet e efektshme.

Ai ka shtuar se ende nuk ka vendim nëse do të protestohet edhe jashtë Kuvendit.

“Nuk mund të flas saktësisht për format e kundërshtimit, por nuk e përjashtojmë asnjë mjet i cili e bënë të efektshëm ndaljen e këtij versioni dhe që është i pranueshëm brenda demokracisë… Nuk e përjashtojmë mundësinë e protestës. Deri më tani nuk ka organizim apo vendim për këtë çështje, por në kohën kur e dimë më detajisht se kur do të vjen apo nëse do të vjen kjo çështje në Kuvend, do të vendosim më konkretisht”, ka shtuar Hoti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë