Loading…

VV në Tiranë protestë kundër vizitës së Vucicit: Je një kriminel lufte, je i padëshiruar në Shqipëri

  • 19/12/2019 | 13:12

VV në Tiranë protestë kundër vizitës së Vucicit: Je një kriminel lufte, je i padëshiruar në Shqipëri

Vetëvendosje në Shqipëri do të mbajë protestë nesër nga ora 17:00, e cila do të mbahet tek lulitshtja “Qemal Stafa”, përballë Presidencës, kjo pasi presidenti serb, Aleksandar Vucic do të qëndron sot në Tiranë, shkruan Gazeta Metro.

Vucic do të qëndron sot në Tiranë me ftesë të kryeministrit Edi Rama, kjo për shkak se do të mbahet Takimi i Tretë Rajonal i Vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Një pankartë ku shkruhet ‘Këtu një kriminel lufte, po vjen të pozojë si bamirës’, është vendosur në TIranë, në hyrje të Hotel Rogner.

Kujtojmë se ky takimi i tretë mes Vucicit, Ramës dhe kryeministrit maqedonas Zoran Zaev vjen pas dy takime tjera të zhvilluara në Novi Sad dhe Ohër.

Vlen të përmendet se edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka refuzuar të merr pjesë në këtë takim, pasi që Bosnja dhe Serbia nuk e kanë njohur shtetin tonë../gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë