Loading…

VV në Drenas kalon në PDK

  • 19/11/2016 | 09:41

VV në Drenas kalon në PDK

Ish anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, tash anëtar i PDK-së, Arben Gecaj, përmes një postimi në Facebook ka treguar se e gjithë struktura e VV-së në Drenas sot do të kalojë në PDK.

Gecaj, përmes një postimi në Facebook ka treguar se e gjithë struktura në Drenas e VV-së, do të kalojë në PDK.

Sot, në ora 12:00, pritet konferencë për media nga VV, në të cilën do të deklarohen lidhur me vendimin për shuarjen e strukturës të degës së Vetëvendosjes atje.

“Sot Drenica përfundimisht i jep shkelmin organizatës VV. Pas Skenderajt edhe Drenasi shuan të gjitha pikat(13 sosh). Deklaratat e Kurtit se Drenica duhet te jap heronj te ri ne luftën për pushtet, ishte sa trishtuese e po aq nënkëmbse per njerezit qe besuan në programin për bashkim. E gjithe antaresia me strukturen e saj nga sot kalojne ne PDK dhe perkrahin Ramiz Lladrovcin per te parin e Komunës”, ka shkruar Gecaj në Facebook./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë