Loading…

VV me kallëzim penal ndaj anëtarit të NISMA’s për kërcënimin ndaj Kurtit

  • 28/12/2019 | 23:16

VV me kallëzim penal ndaj anëtarit të NISMA’s për kërcënimin ndaj Kurtit

Pas deklaratës që bëri në rrjetet sociale anëtari i NISMA Socialdemokrate, Haxhi Hoti se fituesi i zgjedhjeve të 6 tetorit, Albin Kurti ka vetëm dy zgjidhje: të lëshoj Kosovën ose të vritet, ka bërë që të reagojë edhe partia e këtij të fundit, të cilët njoftuan se kanë dorëzuar kallëzim penal ndaj Hotit, transmeton Gazeta Metro.


Siç bëhet e ditur, përfaqësuesi i zyrës ligjore të Lëvizjes Vetëvendosje, Berat Ganiqi ka dorëzuar një kallëzim penal në stacionin policor ‘Qendër’ në Prishtinë.

Këtë  e kanë bërë të ditur nga VV’ja përmes një postimi në Facebook, nga faqja zyrtare e këtij subjekti politik, të cilët thanë se rasti ka rrethana rënduese, pasi që kërcënuesi është pjesë e listës së kandidatëve për Kuvendin e Kosovës.

“Pasi u sinjalizuam nga mediat për një kërcënim brutal drejtuar kryetarit të Lëvizjes, Albin Kurtit, përfaqësuesi i zyrës ligjore të Lëvizjes, Berat Ganiqi, dorëzoi një kallëzim penal në stacionin policor “Qendër”, në Prishtinë. Ne nuk e dimë nëse ai kërcënim ka qenë i porositur, gjakftohtë, apo i nxitur nga kultura e urrejtjes ndaj Lëvizjes, e cila është kultivuar për vite me radhë nga subjektet e pushtetit, që janë pasuruar paligjshëm duke varfëruar Kosovën. Këto gjëra duhet t’i zbulojë policia e prokuroria”, shkruan në shkrimin e VV’së.

Për rastin e njëjtë ka pasur reagime të shumta, ku edhe vetë partia ka dalur në kundërshtim me deklaratën e dhënë nga anëtari i saj.

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala nga radhët e NISMA’s ka thënë se partia e tij distancohet nga deklarata të tilla të cilat nxisin urrejtje.

“Nisma Socialdemokrate distancohet nga çdo deklaratë e tillë e cila nxitë urrejtje”, ka thënë Shala.

Menjëherë pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i vetë autorit të shkrimit, Haxhi Hoti i cili kërkoi falje duke thënë se ka qenë një gabim teknik, mirëpo Hoti ende vazhdonte t’i vë fajin medieve për shpërndarjen e shkrimit të tij.

“Eshte nje gabim tekenik i imi, ku mediat pa me pyt mua e kan shpernda kete shkrim! Kerkoj falje publike”, ka shkruar Hoti.

Për këtë shkrim skandaloz ka reaguar edhe këshilltari politik i kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj, Halil Matoshi, i cili bën thirrje prokurorëve kujdestar në lidhje me këtë rast duke thënë se për një thirrje publike të tillë në vrasje, do të duhej të bëhej i gjallë një prokuror.

“A ka naj Prokuror kujdestar athu në këtë shtet??? Për thirrje publike në vrasje, nxitun nga konspiracione filmash bardh-zi, prej Leskoci e n’Kanada, do të bâhej i gjallë nji Prokuror e do të reagonte, ex oficio. E n’Kosovë?Ncëk. I kanë shti veshët n’lesh!??”, ka shkruar Matoshi.

Shkrimi i plotë i Hotit për Albin Kurtin:

“John F. Kennedy Ishte interes i popullit amerikan që të jetë President, por nuk ishte interes i shtetit amerikan që të jetë President. Albin Kurti është interes i popullit të Kosovës ndoshta, po nuk është interes i shtetit të Kosovës të jetë kryeministër. Albin Kurti i ika 2 rrugë: ose ta lëshojë Kosovën ose të vritet’” /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë