Loading…

VV i përgjigjet ashpër Veliut: S’po e kërkojmë Presidentin, nuk jeni parti e drejtë siç dukeni

  • 23/12/2019 | 12:18

VV i përgjigjet ashpër Veliut: S’po e kërkojmë Presidentin, nuk jeni parti e drejtë siç dukeni

Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci i është përgjigjur Nënkryetarit të LDK’së, Agim Veliut, duke thënë se nuk po e kërkojnë postin e presidentit dhe se kjo parti nuk po tregohet edhe aq e drejtë, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Bajqinovci i është kundërpërgjigjur Veliut i cili pak më parë tha se edhe Kryeministri edhe Presidenti janë shumë për VV’në.

“Kërkesa juaj për ta pasur presidentin në mënyrën se si po e kërkoni nuk e shprehë përkushtimin e stërthënë nga ju për LDK -në shtetformuese, perëndimore dhe që angazhohet për shtetin e së drejtës”, ka shkruar Bajqinovci.

Postimi i plotë:

Nuk qëndron kjo që thotë z.Veliu. Vetëvendosje, nuk po e kërkon për vete postin e presidentit.
Ne po kërkojmë që për presidentin të mos flitet tash kur jemi duke e ndërtuar shumicën parlamentare për qeverisje, por kur të vjen koha. Dhe më e rëndësishmja: po kërkojmë president saktësisht ashtu sikurse e kërkon Kushtetuta e vendit.
Kërkesa juaj për ta pasur presidentin në mënyrën se si po e kërkoni nuk e shprehë përkushtimin e stërthënë nga ju për LDK -në shtetformuese, perëndimore dhe që angazhohet për shtetin e së drejtës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë