Loading…

VV: Fushata pritet të na kushtojë 350 mijë euro

  • 29/05/2017 | 19:17

VV: Fushata pritet të na kushtojë 350 mijë euro

Kur kanë mbetur edhe dy javë të plota deri në ditën kur qytetarët do të japin votën për të preferuarin e tyre, partitë politike janë në vlugun e punës.


Ndonëse partitë në një njëfarë mënyre kanë nisur fushatën, zyrtarisht ajo do të nis më 31 maj (e mërkurë) dhe do të përfundojë më 9 qershor.

Lëvizja Vetëvendosje, si subjekti i vetëm politik i cili në këto zgjedhje garon e vetme pa qenë pjesë e asnjë koalicioni, ka bërë të ditur se janë gati për garë.

Në një prononcim për Telegrafin, Shkodran Hoti – nga zyra për media e Vetëvendosjes – ka thënë: “Po e presim hapjen zyrtare të fushatës. Jemi më të organizuar dhe më të fuqishëm se kurrë më parë”.

Pavarësisht se shumica nga subjektet politike do ta zgjedhin kryeqytetin si vendin kryesor për hapjen e fushatës, Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur qytetin e Gjilanit.

“Hapja zyrtare do të bëhet në qytetin e Gjilanit. Nuk ka ndonjë arsye të veçantë. Kjo ndodhë sipas planit që kemi bërë”, ka thënë Hoti.

Duke folur rreth kostos për mbulimin e këtyre zgjedhjeve, Hoti i ka thënë Telegrafit se këto zgjedhje VV-së pritet t’i kushtojnë rreth 350 mijë euro.

“Sipas një plani që është bërë, pritet që këto zgjedhje të na kushtojnë rreth 350 mijë euro, shumë kjo që është sa një e treta e asaj që lejohet të shpenzohet gjatë fushatës. Ju e dini që sipas ligjeve të Kosovës fushata mundet me kushtu rreth 900 mijë euro”, u shpreh Hoti.

I pyetur rreth burimeve të financimit, ai theksoi se Vetëvendosje i ka transparente burimet e financimit dhe se buxheti i tyre kryesor vjen prej buxhetit shtetëror që e marrin të gjitha subjektet parlamentare.

“Kurse, pjesa tjetër përbëhet nga donacionet e vazhdueshme dhe anëtarësia”, ka thënë ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë