Loading…

VV e AAK përplasen për mungesën e Haradinajt në seancën e Kuvendit

  • 04/10/2017 | 11:04

VV e AAK  përplasen për mungesën e Haradinajt në seancën e Kuvendit

 

Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë shkëmbyer kritika për mungesën e Kryeministrit Ramush Haradinaj në seancën e Kuvendit ku pritet të votohet marrëveshja mes Kosovës dhe Bashkimit Europian për IPA’në, raporton Gazeta Metro.


Deputeti i VV’së, Dardan Sejdiu, me të filluar seanca ka thënë që shefi i ekzekutivit, Haradinaj, është dashur të ishte sot në sallën e Kuvendit për shqyrtimin e kësaj marrëveshjeje.

Ankesës së Sejdiut i është përgjigjur shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Ahmet Isufi, i cili ka thënë që Kryeministri ka detyrime të shumta dhe nuk ka mundësi që të jetë i pranishëm në secilën seancë të Kuvendit.

Ndërkaq, Kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti, ka thënë që deputetët e Kuvendit kanë të drejtë të kërkojnë që në seancë të jenë të pranishëm anëtarët e Qeverisë, ministrat dhe Kryeministri. Megjithatë, Haliti tha që Kryeministri Haradinaj gjendet në një takim me një delegacion të huaj dhe kjo është arsyeja që nuk ka ardhur në seancën e Kuvendit.

“Ministrat duhet të jenë të pranishëm në Kuvend dhe deputetët kanë të drejtë të kërkojnë këtë, pasi nëse qeveria mungon, seanca nuk ka kuptim”, tha Kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti.

Në seancën e sotme është paraparë që të votohet marrëveshja mes Kosovës dhe BE’së për fondet e IPA’së. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë