Loading…

VV do të dërgojë në Kushtetuese çështjen e rritjes së pagës së kryeministrit

  • 16/01/2018 | 14:26

VV do të dërgojë në Kushtetuese çështjen e rritjes së pagës së kryeministrit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se kjo parti do të dërgojë në Kushtetuese çështjen e rritjes së pagës së kryeministrit.


“Është e padrejtë që me ia rrit vetës pagën nga 1 mijë në 3 mijë euro, kur e kemi gjithë këtë varfëri në Kosovë”, tha Haxhiu.

Ajo këto komente i bëri në takimin e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ku është diskutuar Projektligji nr. 06/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës.

Kundër këtij projektligji kanë votuar kryetarja e Komisionit Albulena Haxhiu dhe Sami Kurteshi nga VV, Hajdar Beqa nga PDK, Shkumbin Demaliaj nga AAK, Korab Sejdiu, Arben Gashi nga LDK dhe Bilall Sherifi nga Nisma kanë votuar për, raporton KP.

Kryetarja e komisionit, Albulena Haxhiu, tha se është vetëm një nen që ka të bëjë me mos kufizimin e benefiteve apo privilegjeve që i gëzon pas mandatit.

“Presidenti të gëzoj zyre, një shofer, një truproje dhe një asistente. E kam kundërshtuar, dhe vazhdoj ta kundërshtoj”, tha ajo.

Arben Gashi nga LDK tha se këto shqetësime i kanë pasur vazhdimisht për beneficionet.

“Mendoj se presidenti duhet të ketë mundësi të ketë një vend ku do të merrej me çështje të caktuara. Në krahasim me pozitat tjera, kjo pozitë ka qenë e keqtrajtuar. Mendoj se ky ligj duhet të përkrahet dhe mendoj se ish-presidenti nuk mund të lihet pas tri viteve jashtë. Mendoj se duhet t’i vazhdohen këto mundësi pune ish-presidentit apo presidentit që të vazhdojë punën”, tha ai.

Sami Kurteshi nga LVV u shpreh parimisht kundër formës së ndryshimit të projektligjit, pasi sipas tij në Kosovë po personalizohen ligjet në bazë të fuqive politike.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë