Loading…

VV bëhet parti, bashkimi kombëtar ngelet në programin e saj

  • 12/05/2017 | 14:13

VV bëhet parti, bashkimi kombëtar ngelet në programin e saj

Lëvizja Vetëvendosje, nga sot është bërë edhe zyrtarisht parti politike. Komisioni Qendror Zgjedhor ka miratuar kërkesën e këtij subjekti për t’u bërë parti politike.


Sipas vendimit të KQZ-së, LVV ka përmbushur të gjitha kriteret për t’u bërë parti politike dhe ka obliguar këtë parti që gjashtë muaj pas këtij vendimi ta mbajë Kuvendin e parë partiak.

Më herët ishte ngritur dilema nëse Vetëvendosje nuk do të mund të shndërrohej në parti, shkaku i programit të saj politik në pikën për bashkimin kombëtar me Shqipërinë, i cilici bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Por, përfaqësuesi i Vetëvendosjes, në KQZ, Adnan Rrustemi i ka thënë Gazetës Metro, se partia që ai përfaqëson, nga sot është parti politike, pasi KQZ në mbledhjen e sotme e ka miratuar kërkesën e saj.

Ai ka bërë të ditur se Vetëvendosje, për këtë, nuk ka ndryshuar asgjë nga programi politik e as statuti i saj. Pra sipas tij, KQZ ka pranuar që Vetëvendosje të ndryshojë nga lëvizje në parti, edhe duke e mbajtur bashkimin kombëtar me Shqipërinë, në programin e saj poltik të prezantuar në KQZ.

Vetëvendosje, është detyruar që të shndërrohet në parti, me qëllimin që të mund të bëjë koalicione parazgjedhore me partitë tjera politike. Si lëvizje, kjo nuk do t’i lejohej.

Ndërsa, në vendimin e dal nga KQZ’ja thuhet se Vetëvendosje obligohet që brenda gjashtë muajve nga data e regjistrimit të mbajë Kuvendin partiak.

Vetëvendosje do të radhitët e 58-ta, bënë të ditur vendimi i komisionit zgjedhor. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë