Loading…

VV akuzoi për vjedhje grupin e të dorëhequrve, vjen reagimi i parë nga ta

  • 11/04/2018 | 17:34

VV akuzoi për vjedhje grupin e të dorëhequrve, vjen reagimi i parë nga ta

Është deputetja e VV’së Albulena Haxhiu ajo e cila ka akuzuar sot Grupin e Deputetëve të Pavarur për vjedhje të projektligjit për Referendum, të cilin GDP e procedoi në Kuvend para Vetëvendosjes, përcjell gazetametro.net.


E lidhur me këtë çështje ka reaguar njëri nga deputetët e dorëhequr të VV’së, Faton Topalli.

Ai përmes një postimi në rrjetin social facebook ka thënë se deputetët e VV’së të mos shqetësohen lidhur për këtë çështje, kjo pasi ligjet nuk kanë autorësi as personale as partiake.

Topalli ka thënë se është i frymëzuar nga Zvicra, atje ku ka jetuar kohë më parë.

“Mos u shqetësoni kot, ligjet nuk kanë autorësi as personale as partiake. Zvicra është njëri prej vendeve e cila më së shumti e përdor referendumin për t’i dhënë mundësi sovranit ta thotë fjalën e fundit. Për shkak që kam jetuar gjatë në këtë vend, sigurisht që ndjehem i ndikuar dhe i frymëzuar nga kjo formë e demokracisë direkt”, ka shkruar Topalli.

Ai ka thënë se për këtë Projektligj është angazhuar që të dërgohet në Kuvendi. Thotë se GPD ka përkrahur të gjitha projektligjet e VV-se dhe se edhe VV duhet ta bëjë të njëjtën gjë për ato që kanë interes të përbashkët.

“Jam angazhuar edhe personalisht që ky Projektligj të dërgohet në Kuvend dhe lidhur me këtë kam edhe prononcimi publike të cilat mund ti gjeni në ueb. Mendoj që ligji është shumë i nevojshëm dhe në interes të përgjithshëm të vendit. Ky duhet të jetë edhe interes i Lëvizjes Vetëvendose. Ne deri më tani i kemi mbështetur të gjitha iniciativat e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend. Nuk ka asnjë arsye që në procedurën e ndryshimit të ligjit dhe përgatitjes për votim të bashkëpunojmë me të gjithë ata që janë të interesuar për demokracinë direkte. Ligjet nuk kanë autorësi as personale e as partiake. Kush ka kohë le të merret me meritat, ne do të merremi me ligjin”

Ndërkohë, Haxhiu sot ka thënë që këtë projektligj e ka paralajmëruar VV’ja për ta sjellë në Kuvend, por GDP e ka deponuar pikërisht të njëjtën dosje pa ndryshime.

‘U njoftova që projektligji që ka proceduar GDP, është projektligji që është drafti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, i njëjti pa ndryshuar asgjë. ( natyrisht pa korrektimet që i kemi finalizuar dje në grupin punues të Lëvizjes, e që kanë qenë të nevojshme) GDP ka pasur mundësi t’a dërgoj një draft tjeter. Vjedhja e këtij projektligji është e ulët dhe e dënueshme. Konkurencën le t’ja bëjnë PDK-së dhe jo Lëvizjes! Por në fakt me PDK-në ka kohë që nuk janë marrë!’ ka shkruar ajo në facebook./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë