Dje rreth orës 20:00 nga hetuesit e stacionit policor janë arrestuar dy persona të  dyshuar për veprën mashtrim, ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për meda, shkruan gazetametro.net
Rasti është raportuar me datën 14.12.2016 rreth orës 14:00, nga ana e viktimës i cili i ka deklaruar se me personat e dyshuar, kanë qenë duke bërë një marrëveshje për shitblerje automjetesh, mirëpo të dyshuarit duke mashtruar viktimën me automjetin e viktimës janë larguar në drejtim të qytetit të Vushtrrisë.
Sipas Policisë ky ka qenë organizimi i mirë i punës në mes stacionit policor qendra dhe stacionit të Vushtrrisë që ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar: M, mashkull, 55 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës si dhe, M, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Gjithashtu hetuesit kanë arritur që të gjejnë automjetin me të cilin janë larguar personat e dyshuar, dhe të njëjtin i kanë kthyer palës ankuese.
Personat e dyshuar po mbahen në qendrën e paraburgimit në Prishtinë, ata do të dërgohen në gjykatën kompetente pas përfundimit të veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale, që do të ndërmerren nga ana e hetuesve,  për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes. /gazetametro.net