Loading…

Vulvodinia: Sëmundja kronike vaginale, që u pamundëson seksin

  • 02/06/2021 | 12:02

Vulvodinia: Sëmundja kronike vaginale, që u pamundëson seksin

Sëmundja e cila dita- ditës po bëhet më prezentë, ka ngjallur polemika nga mos njohja me një sëmundje të tillë, shkruan Gazeta Metro.


Vulvodinia është sëmundje vaginale e njohur ndryshe si “Dembelizëm vaginal”, injorohet shpesh herë nga gjinekologët, dhe në panjohuri pacienti i vuan  pasojat dhe dhimbjet e shumta dhe si pasoj e kësaj u cenohet shpesh edhe marrëdhënia seksuale.

Një ndër shenjat e para që mund ta dalloni se a po vuani nga kjo sëmundje janë djegia e jashtme e organeve seksuale, dhimbje gjatë aktit seksual, kruajtje, dhe të gjitha këto vlejnë nëse ju zgjasin më shumë se 3 muaj. Përveç kësaj, infeksionet të shumta vaginale dhe ato të kanaleve të urinës, mund të jenë shenja kryesore se ju vuani nga kjo sëmundje, shkruan Gazeta Metro.

Sipas mjekëve, shkaktarë e kësaj sëmundje mund të jetë edhe ndryshimi hormonal.

Sipas mjekëve, rreth 15 % e femrave në të gjithë botën vuajnë nga kjo sëmundje e heshtur.

Diagnostikimi i kësaj sëmundje është shumë e lehtë dhe bëhet me anë të një shtrishe, duke marrë material të mjaftueshëm nga vagina për të bërë analiza, Mirëpo mjekët thonë se kjo nuk shkakton dhimbje, ndërsa në rast se pacienti ndjen dhimbje gjatë marrjes së strishës atëherë gjendja është alarmante dhe pacienti është në gjendje të rrezikshme.

Sipas mjekëve, nga Vulvodinia vuajnë 15% e femrave në të gjithë botën dhe kjo sëmundje nëse zbulohet me kohë mund edhe të trajtohet dhe pas një kohe edhe të shërohet plotësisht, por një gjë  është e sigurt që pacientja do ta mbajnë mend gjatë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë