Loading…

Vulovic kërcënon me fundosje të shqiptarëve

  • 22/11/2018 | 18:50

Vulovic kërcënon me fundosje të shqiptarëve

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Stevan Vulovic, ka fyer shqiptarët dhe ka kërcënuar.


Ai ka thënë se ka 20 vjet që serbët jetojnë me ”shpatë mbi kokë” të ”shiptarit”, shkruan gazetametro.net

Ai po ashtu ka kërcënuar se mund t’i fundosin shqiptarët në shumë mënyra.

Vulovic tha se Serbia mund t’ua kufizojë pirjen e ujit, të rrënojë sistemin energjetik por se këtë nuk do ta bëjnë.

“Ne jemi në gjendje t’ua kufizojmë pirjen e ujit, t’ua rrëzojmë sistemin energjetik, madje edhe t’i fundosim, por këtë nuk do ta bëjmë dhe bëj thirrje edhe një herë që të gjitha problemet të zgjidhen në mënyrë paqësore”, ka thënë Vulovic. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë