Loading…

Vullneti i shqiptarëve të Maqedonisë për t’u bashkuar, hap historik

  • 07/01/2017 | 14:37

Vullneti i shqiptarëve të Maqedonisë për t’u bashkuar, hap historik

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, e ka cilësuar si hap historik vullnetin e partive shqiptare të Maqedonisë, për t’u bashkuar.


Rama ka potencuar se të drejtat e shqiptarëve nuk negociohen për karrige në qeveri.

“Hap historik shprehja e vullnetit të përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni: Të drejtat e shqiptarëve s’negociohen per karrige qeverie”, ka shkruar Rama.

Kryeministri i Shqipërisë më herët kishte organizuar takim më liderët shqiptarë të Maqedonisë, dhe ku u raportua se qëllim ishte përafrimi i partive shqiptare. Kjo gjë, duket se po ndodhë, pasi sot pritet që partitë shqiptare atje të dalin me një deklaratë të përbashkët./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë