Ministri i punëve të brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, i njohur për deklarata kontroverse fashiste serbe e priti sot ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Botsan-Kharchenko të cilit ia kujtoi se vendi i tij është i vetmi në Evropë që nuk i vendosi sanksione, transmeton Gazeta Metro.
Qasja e Serbisë ndaj agresionit rus ndaj Ukrainës ishte kritikuar rreptë nga bashkësia ndërkombëtare megjithëse kishin vlerësuar votimin e rezolutës së OKB’së ndaj Rusisë. Kritika kishte për Serbinë se po tenton t’i shmanget çështjes me dyfytyrësi.
Njëjtë veproi edhe Vulin që kopjon edhe politika e partisë së vet Putinit ku edhe e vodhi idenë e ‘botës serbe’ nga ajo e Kremlin me ‘botën ruse’.
“Serbia kurrë nuk do të jetë pjesë e histerisë anti-ruse me të cilën po iu vidhet prona shtetasve rus dhe prona e federatës ruse, e as nuk do të ndalojmë as mediat ruse, e as nuk do të dëbojmë fëmijët rus nga shkollat, e shkrimtarët rus t’i përjashtojmë nga librat shkollorë” shkruhet të ketë thënë Vulin në komunikatën e ministrisë serbe.
Ambasadori rus në Beograd Kharchenko nuk e kishte pritur mirë qasjen e vaktet të qeverisë serbe të votimit të rezolutës e shmangies së sanksioneve, siç nuk e kishin pritur mirë as nga Bashkimi Europian ku Serbia pretendon të anëtarësohet./gazetametro.net