Loading…

Vulin: Prishtina po shfrytëzon vrasjen e Ivanovicit të marrë Veriun nën kontroll

  • 19/01/2018 | 12:30

Vulin: Prishtina po shfrytëzon vrasjen e Ivanovicit të marrë Veriun nën kontroll

Refuzimi i Prishtinës që autoritetet serbe të përfshihen në hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, tregon se ka një mungesë të vullnetit nga Prishtina për të gjetur vrasësit.


Këtë e theksoi ministri i mbrojtjes së Serbisë Aleksandër Vulin i cili shtoi se vetëm Serbia interesohet për gjetjen e vrasësve.

“Natyrisht, mendohet se kishte një mungesë të gatishmërisë, ekziston frika e zgjidhjes. I vetmi që kujdeset është Serbia. Unë vetëm dua të di kush është vrasësi, si do të dënohet dhe për të rivendosur paqen në rajon,” tha Vulin për televizionin “Pink”.

Ai u bëri thirrje autoriteteve në Prishtinë, por edhe individëve në Beograd “të mos përdorin vrasjen e Ivanoviqit për qëllime politike”.

Ai thotë se tashmë po flitet për ndryshime në policinë e SHPK-së në veri të Kosovës, ku serbët përbëjnë policinë dhe se ndryshimet e tyre do të thotë ndryshimin e strukturës etnike, ka shkaktuar frikë në mesin e serbëve, raporton “b92”, transmeton Periskopi.

“Dikush tashmë po mendon rreth përpjekjes për ta abuzuar këtë fatkeqësi dhe për të ndryshuar marrëveshjen e Brukselit për të vendosur kontrollin në veri duke hequr të gjithë policët serbë dhe duke i vendosur shqiptarët,” theksoi ai.

“Mos abuzoni me tragjedinë e një njeriu, ndërsa Prishtina nuk do ta marrë veriun në këtë mënyrë,” tha ai.

“Që nga viti 1999 dhe Rezoluta 1244, autoritetet serbe nuk kanë kontroll efektiv mbi hapësirën e Kosovës. Ne dëshirojmë të marrim përgjegjësinë dhe të themi se ne mund të garantojmë paqen,” shpjegoi ai.

http://gazetametro.org/stefanovic-ramush-haradinaj-nuk-po-deshiron-ta-zbuloje-vrasjen-e-ivanovicit/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë