“Politika e Prishtinës gjithmonë është se kush mund të bëjë më tepër dëm serbëve dhe kush mund t’i gjuaj më tepër baltë Serbisë”, ka deklaruar ministri serb i punës Aleksandar Vulin.
Ai me këtë është përpjekur që t’i përgjigjet ministrit të jashtëm të Kosovës Enver Hoxhaj me rastin e tekstit të tij autorial në “New York Times”, ku tregon se Serbia përpiqet të destabilizojë rajonin, përcjellë gazetametro.net.
Vulin ka thënë se “këtë Prishtina e bënë gjatë gjithë kohës sa po kalon koha nga marrëveshja e Brukselit, dhe se ajo po kupton se kjo marrëveshje punon kundër pavarësisë së Kosovës dhe e forcon pozitën e Serbisë ndaj Kosovës”.
“Kështu do të kemi përpjekje të Prishtinës që të evitohet marrëveshja e Brukselit dhe zbatimin e saj. Mbi marrëveshjen e Brukselit nuk ka se çfarë të negociohet më për atë që është marrë vesh dhe është nënshkruar”, ka thënë Vulin.
Ministri serb thekson se pozita e Beogradit është e qartë, “se kurrë nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës”.
“Për ne Kosova nuk është dhe nuk do të bëhet shtet, nuk do të bëhet as anëtare e Kombeve të Bashkuara” zotohet Vulin. /gazetametro.net