Loading…

Vulin në ‘frikë’: Haradinaj do luftë me Serbinë

  • 22/08/2018 | 09:17

Vulin në ‘frikë’: Haradinaj do luftë me Serbinë

Ministri i Mbrojtës së Serbisë, Aleksandar Vulin ka deklaruar se kërcënimet e Haradinajt me luftë  janë dëshmi e mjaftueshme që Kosova të mos ketë ushtri “dhe pse duhet të bëhet një caktim i qartë i kufijve në mes nesh dhe Shqipërisë së Madhe”.


“Terroristët e padënuar ëndërrojnë të përsërisin krimet e tyre dhe të fshehin veten pas vendeve të mëdha perëndimore në mënyrë që të shmangin dënimin dhe humbjen”, tha Vulin si kundërpërgjigje ndaj deklaratave të reja të Haradinajt për luftë.

Ai tha se Serbia nuk do të hyjë në luftëra, nuk do të shkaktojë konflikte, por do të mbrojë interesat e saj dhe popullin e saj, transmeton Klan Kosova.

“Bashkimi Evropian duhet të ndalë Haradinajn dhe, në interesin e vet, të parandalojë konfliktet dhe destabilizimin në Ballkan. Fillimi përfundimtar i punës së gjykatës së OKB-së për krimet e luftës dhe ngritja e aktakuzave për kriminelët e UÇK-së do të ishte një rrugë drejt stabilizimit dhe pajtimit “, tha ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë