Loading…

Vulin luan ‘mangupin’ e Beogradit: BE’ja janë rrenca, ne mundemi më shumë se Kurti me një grusht banditësh të tij

  • 24/09/2021 | 13:59

Vulin luan ‘mangupin’ e Beogradit: BE’ja janë rrenca, ne mundemi më shumë se Kurti me një grusht banditësh të tij

Ministri i punëve të brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, foli ashtu siç pritej nga ai sot në median serbe rreth krizës në veriun e Kosovës, duke i quajtur policët e Kosovës banditë kryeministrin e Kosovës Albin Kurti kryebandit, ndërsa BE’në rrenacak e të dobët, transmeton Gazeta Metro.


Vulin i njohur për deklarata fashiste serbe të papërmbajtura e lëshoi edhe sot një të tillë. Ministri serb tha se Serbia nuk negocion kur ka revolen në ballë dhe shtoi se sa për forcë s’mund të matet Kosova me ta dhe kërcënoi.

“Nëse duhet dikush të luaj me forcë, ne mundemi më shumë të tregojmë se Kurti me një grusht banditësh por nuk duam pasi jemi të përgjegjshëm dhe kujdesemi për secilën jetë. Unë nuk dua që Kosova të digjet, dua paqe” ka thënë Vulin për televizionin serb TV Pink të premten.

Ai shtoi se “xhandarmeria serbe do të zbatoj secilin urdhër të presidentit të shtetit Aleksandar Vucic, është e gatshme ta bëj dhe ka moral të lartë, do ta mbroj kudo që të ketë nevojë” tha Vulin dhe përsëriti refrenin e zyrtarëve serbë “se nuk do të ketë pogrome ndaj popullit serb”.

Ai i hyri edhe teorive të tija euroskeptike se pasi Kosova nuk po kryen obligimet e marrëveshjes së Brukselit, kjo do të thotë se Bashkimi Europian është “një organizatë e rrejshme fjala e të cilëve nuk vlen aspak”, duke kërcënuar me masa të Serbisë që shefi i tij presidenti serb Vucic nuk i ka cekur por nënkuptuar.

“Le të na thotë BE nëse ka vlerë Marrëveshja e Brukselit, nëse nuk vlen, atëherë nuk vlen në tërësi atëherë shumë gjëra do të ndryshojnë në hapësirat e Kosovës e Metohisë. Shumëçka, do të shohim si do të funksionoj gjyqësia, do ta shohim se çfarë do të ndodhë me policinë e Kosovës e me sistemin energjetik” tha Vulin.

Ai shtoi edhe një ofendim për BE’në si organizatë që “vlen aq sa nënshkrimi i tyre në marrëveshjen e Brukselit. Kur të më pyes dikush përsëri përse nuk jam për BE, ja pra pasi jeni rrenacak që nuk respektoni as edhe nënshkrimin tuaj” tha ai./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë