Loading…

Vulin kërcënon me masakrim të fëmijëve shqiptarë

  • 15/05/2017 | 14:40

Vulin kërcënon me masakrim të fëmijëve shqiptarë

“Shqiptarët duhet të vendosin se a do kyçen në luftërat e Haradinajt dhe se sa koka të fëmijëve shqiptarë kanë për të hedhur”, kërcënon Vulin me retorikën e konsumuar çetnike të viteve të 90’ta.


Ministri serb i punës Aleksandar Vulin thotë se “shqiptarët duhet të kuptojnë se nuk janë më kohëra e njëjta dhe se luftërat të cilat Haradinaj kërkon t’i shkaktojë më nuk do të bënë e gjithë bota, por duhet që ata vet të luftojnë”.

Madje, ai bën edhe një paralajmërim tjetër.

“Shqiptarët duhet të jenë të vetëdijshëm se luftërat e veta duhet t’i bëjnë vet. Bota më nuk do të bombardojë Serbinë për shkak të kriminelëve të luftës dhe terroristëve”, ka thënë Vulin, përcjell gazetametro.net

Vulin poashtu ka thënë se shteti serb i kupton kërcënimet, siç ai u shpreh, që vijnë nga Ramush Haradinaj.

“Ai njeri është kriminel lufte i padënuar, ndërsa Serbia pret që Bashkimi Evropian dhe SHBA të distancohen prej tij, përndryshe duhet të jetojnë me pasojat”, ka thënë Vulin duke pasur për referencë Haradinajn, i cili dje kishte thënë se bashkësia ndërkombëtare do të duhej të rregullonte punët ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Ai shton se Serbia shumë seriozisht i kupton “kërcënimet që vijnë nga Haradinaj”, sepse fjala është për njeriun i cili ka qenë kryeministër i, siç ka thënë, “asaj që po e quajnë Kosovë”. /gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë