Loading…

Vulin i gëzohet qëndrimit amerikan, thotë se përkufizimi ndalon krijimin e “Shqipërisë së madhe”

  • 25/08/2018 | 16:23

Vulin i gëzohet qëndrimit amerikan, thotë se përkufizimi ndalon krijimin e “Shqipërisë së madhe”

Ministri i mbrojtjes i Serbisë Aleksandar Vulin ka deklaruar se është i kënaqur që administrata amerikane ka kuptuar se zgjidhja për Kosovën nuk mund të arrihet me ndërhyrje dhe e ka kuptuar se marrëveshja e të dy palëve është e vetmja zgjidhje e qëndrueshme, transmeton gazetametro.net.


Vulin ka thënë edhe se e mbështet idenë e përkufizimit, sepse, sipas tij, kjo është e vetmja mënyrë për ta ndaluar krijimin e “Shqipërisë së madhe”, njoftojnë mediet serbe.

Duke komentuar deklaratën, këshilltarit për siguri të presidentit amerikan, John Bolton, Vulin ka thënë se “Amerika ka kuptuar së marrëveshja është e vetmja zgjidhje e qëndrueshme.

“Çdo zgjidhje e imponuar herët a vonë do të shkaktojnë konflikte, lufta e ndasi. Nës ne merremi vesh, ndërsa bashkësia ndërkombëtare e pranon, kjo do të ishte zgjidhje e cila çon drejt stabilitetit në Ballkan”, ka thënë Vulin.

Nacionalistët serbë gjithmonë kanë dëshiruar që faktorët ndërkombëtarë të mos përzihen në Ballkan, në mënyrë që ata t’i kenë duart e lira për të vepruar në dëm të kombeve tjera, duke thënë në mënyrë demagogjike se po na “përçajnë”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë