Loading…

Vujicic shpreson se deputetët do ta votojnë Demarkacionin

  • 22/02/2017 | 12:04

Vujicic shpreson se deputetët do ta votojnë Demarkacionin
Kryetari i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, Sllobodan Vujicic shpreson se deputetët e Kuvendit të Kosovës do ta votojnë ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi.


Vujicic theksoi se pasi Komisioni i ekspertëve për matje të territorit ka vërtetuar se Kosova nuk humb territor, çdo shtyrje e mëtejme e këtij ratifikimi është papërgjegjësi dhe qytetarët mbesin të izoluar.

Sipas tij ratifikimi i marrëveshjes për demarkacion është treguesi më i mirë se sa deputetët e popullit në të vërtetë i mbrojnë interesat e qytetarëve.

“Kjo po ashtu është edhe testi më i mirë për harmonizim të partnerëve të koalicionit që ka shumicën e votave të deputetëve në Parlament me çka ratifikimi nuk varet nga votat e partive opozitare”, ka thënë Vujicic.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë