Loading…

Vucic’it tallet me foton dy qeverive: M’u dukën si pula, jo si shqiponja

  • 26/11/2018 | 22:08

Vucic’it tallet me foton dy qeverive: M’u dukën si pula, jo si shqiponja

Ndaj mbledhjes së dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës më në fund ka reaguar edhe presidenti serb Aleksandar Vucic, duke u tallur me simbolin e shqiponjës me duar.

Vucic duke komentuar mbledhjen e dy qeverive, ai është tallur duke thënë për fotografinë e delegacioneve qeveritare me simbolin e shqiponjës me duar, njofton gazetametro.net.

Ai liderët nga dy vendët i quajti si ‘pula’ dhe se nuk ngjason si shqiponjë, po ashtu ai është viktimizuar duke thënë se po ta bënin serbët këtë do të shkonin në Gjykatën e Hagës.

“Më shumë më ngjan me një pulë sesa me shqiponjë, mua ashtu më duket, ku di unë. Po ta bënim ne atë, menjëherë do të shkonim në Hagë. Ata askund s’e mbajnë flamurin e Kosovës. A e keni parë diku në institucione të Kosovës. E kanë një Ditë të flamurit – të flamurit shqiptar”, tha Vucic për televizionin publik serb, njofton gazetametro.net.

Reagime ndaj kësaj mbledhje pati edhe nga ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic, i cili tha se kërkon shpjegime nga BE’ja për deklaratat e liderëve shqiptarë në këtë takim./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë