Loading…

Vucic’it i mbet hatri në Malin e Zi, pasi thanë se do të dërgojnë ushtarë në Kosovë

  • 09/07/2018 | 09:00

Vucic’it i mbet hatri në Malin e Zi, pasi thanë se do të dërgojnë ushtarë në Kosovë

Dërgimi i oficerëve ushtarakë të Malit të Zi në Kosovë nuk është një akt miqësor, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq.


Ai tha se gjatë vizitës së kryeministrit malazez Dushko Markoviq në Beograd i ka thënë se Mali i Zi e kupton se sa çështje e dhimbshme dhe e vështirë është Kosova për Serbinë dhe se do ta trajtojë atë me kujdes të veçantë, duke marrë parasysh interesat e Serbisë.

“Ata nuk na pyetën. Ata janë një shtet sovran, munden, por e dinë se çfarë është qëndrimi ynë është në raport me Kosovën. Fakti që ata po bëjnë diçka kaq domethënëse një, dy ose tre nuk i shërben asgjëje, përveç se ata përmbushin detyrën që kanë marrë nga NATO-ja”, tha Vuçiq.

Sipas tij, ky nuk është një gjest miqësor ndaj Serbisë, raporton Tanjug.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë