Loading…
Vucici i drejtohet publikut, opozita i ka ardhur para zyrës
  • 17/03/2019 | 12:28

Vucici i drejtohet publikut, opozita i ka ardhur para zyrës

Një pjesë e protestuesve e ka thyer rrethojën mbrojtëse, trasnmeton Gazeta Metro.


Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic ka paralajmëruar t’i drejtohet publikut në lidhje me protestat e së shtunës, në të cilat, pos tjerash, protestuesit në Beograd bashkë me krerë të opozitës kanë hyrë në ndërtesën e Radiotelevivionit të Serbisë (RTS).

Në Serbi tash e tre muaj po zgjasin shëtitë e qeta ‘1 nga 5 milionë. Të shtunën protesta ka eskaluar me ndërhyrjen në ndërtesën e televizionit, por deri në mesnatë, policia e pajisur për të shpërndarë protestat, i ka nxjerrë jashtë pjesëmarrësit nga ndërtesa, një nga një.

Liderët e opozitës kanë paralajmëruar ardhen para ndërtesës së Kryesisë të dielën në mesditë, ku do të kërkohet dorëheqja e Vucicit.

Lideri i Lëvizjes ‘Dveri’ Bosko Obradovic ka ftuar protestuesit t’i bashkohen dhe të vijnë para ndërtesës së Kryesisë të dielën, duke theksuar se njëkohësisht nuk heq dorë nga kërkesa që dikush nga organizatorët e protestës ‘1 nga 5 milionë’ sonte të paraqitet në Ditarin 2 të RTS-së.

Nëse kjo kërkesë nuk plotësohet, kanë paralajmëruar protesta para ndërtesës së RTS-së të dielën në mbëmje, shkruan ‘Blic’.

Mediet e Beogradit bëjnë të ditur se një pjesë e protestuesve e ka thyer rrethojën mbrojtëse dhe kanë hyrë në oborrin e ndërtesës së Kryesisë./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 23/05/2019 | 23:22
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë