Loading…

Vucic zbulon: Shqiptarët nuk duan marrëveshje të bazuar në modelin e dy Gjermanive

  • 27/03/2019 | 10:29

Vucic zbulon: Shqiptarët nuk duan marrëveshje të bazuar në modelin e dy Gjermanive

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic ka thënë se shqiptarët nuk e dëshirojnë një marrëveshje të bazuar në modelin e dy Gjermanive, dhe ka krikuar BE’në që nuk po i bën presionin e duhur Prishtinës për të rifilluar dialogun, transmeton Gazeta Metro.


Vucic tha se shqiptarët as që duan të dëgjojnë më për marrëveshjen e bazuar në modelin e dy Gjermanive.

“Shqiptarët më nuk duan të dëgjojnë për këtë, ata dyshojnë se Rusia do ta pranonte këtë në OKB, edhe nëse ne e pranojmë atë”, ka thënë Vucic.

Presidenti serb e ka bërë përgjeggjesë BE’në pse Kosova nuk po e pezullon taksën.

“Pa një marrëveshje me Beogradin, Prishtina nuk mund të bëjë asnjëherë asgjë”, tha ai.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është ndërprerë për shkak të vendosjes së taksës 100 %  ndaj mallrave serbe nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Ndërsa, SHBA dhe BE në vazhimësi kanë bërë thirrje për pezullimin e taksës dhe fillimit të dialogut për arritjen e një marrëveshje finale mes dy palëve./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë