Loading…

Vucic vjen në Kosovë, kërkon leje

  • 06/09/2018 | 14:38

Vucic vjen në Kosovë, kërkon leje

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës konfirmoi se ka dhënë leje që Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, të vijë në Kosovë gjatë këtij vikendi.


Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit Behgjet Pacolli, e ka konfirmuar se Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic iu është dhënë leja për hyrje në Kosovë.

“Vucic ka kërkuar sipas procedurave leje për të hyrë në Kosovë dhe i është aprovuar”, tha Zyberaj.

Vucic pritet të qëndrojë në Kosovë më 8 dhe 9 shtator, një ditë pas takimit që do ta zhvillojë në Bruksel me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Javë më parë, Vucic ka thënë se gjatë kësaj vizite do ta mbajë një ndër fjalimet më të rëndësishme të karrierës së tij politike.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë