Loading…

Vucic vetëm një lider e lëvdoi sonte: I lumtë Abazovic që e nënshkroi marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe

  • 12/08/2022 | 23:33

Vucic vetëm një lider e lëvdoi sonte: I lumtë Abazovic që e nënshkroi marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe

Presidenti serb Aleksandar Vucic të premten mbrëma pati një lloj interviste ku s’kishte nevojë për intervistues fare pasi i kishte me skenar të gjitha ku kritikoi rende të gjithë liderët e rajonit që i përmendi, përveç njërit, transmeton Gazeta Metro.


Në televizionin serb TV Prva, presidenti serb Vucic diskutoi e komentoi shumë gjëra, nga politika lokale serbe e ajo rajonale.

Derisa po ankohej e qahej si serbëve kudo në Ballkan po ua bëjnë me hile dhe po i përndjekin, një gjë e veçoi si pozitive për trajtimin e serbëve në rajon. Nënshkrimin e marrëveshjes kontroverse me Kishën Ortodokse Serbe nga kryeministri malazias, Dritan Abazovic.

Kjo pasi u pyet rreth deklaratës së presidentit malazias Milo Djukanovic që ka folur “për mësimet që serbët i mësuan në Kroaci”.

“Të gjithë ata do të donin që në territoret e tyre të ketë sa më pak serbë. Në Prishtinë thonë se nuk duan një Republka Srpska tjetër. Doni të ndaheni por nuk doni një Republika Srpska. Ashtu në Mal të Zi, ku një përqindje e madhe janë serbë. I lumtë Abazovic që nënshkroi Marrëveshjen Themelore. Po edhe dua të iu shpreh ngushëllimet e mia, të gjithë qytetarëve malazias, posaçërisht familjeve të viktimave. I ngushëlloj edhe presidentin Djukanovic dhe kryeministrin Dritan Abazovic” tha ai.

Abazovic me 19 gusht do të përballet me Kuvendin e Malit të Zi me mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së tij të pakicës, pikërisht pas ujdisë me Kishën Ortodokse Serbe që ende e mohon shtetin e pavarur malazias dhe ka vepruar në vazhdimësi kundër tij publikisht, dhe siç përflitet në fshehtësi për ta përmbysur në bashkëpunim me Rusinë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë