Loading…

Vucic: Ushtria në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe Rezolutën 1244

  • 08/03/2017 | 12:57

Vucic: Ushtria në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe Rezolutën 1244

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vucic ka deklaruar të mërkurën se për çështjen e formimit të Ushtrisë së Kosovës pret ndihmën e Bashkimit Evropian, SHBA-ve, Rusisë, duke pohuar se këto janë gjëra të mëdha që dikush të luajë me to.


Ai në konferencën për media në Kopaonik, i pyetur për bisedën telefonike me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se nuk janë pajtuar rreth çështjeve kyçe, para se gjithash për formimin e Ushtrisë së Kosovës, e cila sipas tij, do të ishte shkelje e Rezolutës 1244 të KS të KB-ve, por edhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, shkruan KP.

Ndërkohë, Vucic theksoi se verifikimi i aftësive operative të njësive të ushtrisë së Serbisë, e cila ka nisur dje, është e zakonshme dhe zbatohet në pajtim me planet.

“Ky është një verifikim i zakonshëm dhe zbatohet në pajtim me planet që kemi. Kjo është plotësisht normale dhe nuk ka asgjë më shumë”, u shpreh Vucic.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë