Loading…

Vucic ua ndalon ministrave serb të deklarohen për Kosovën

  • 17/01/2017 | 11:47

Vucic ua ndalon ministrave serb të deklarohen për Kosovën

Në vazhdën e tensioneve në rritje në mes të Kosovës dhe Serbisë, kryeministri i shtetit fqinj ka ardhur me një vendim paksa të çuditshëm – Vucic i ka ndaluar kabinetit të tij komentimin e ngjarjeve në rajon, vendim i cili ka ardhur pas ngjarjeve me trenin serb që synoi Mitrovicën, e që u kthye prapa nga institucionet e Kosovës.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vucic, ua ka ndaluar ministrave, funksionarëve shtetërorë dhe shërbyesve tjerë publikë që të mos i komentojnë ngjarjet në rajon.

Kështu ka mësuar jozyrtarisht gazeta “Blic” e Serbisë, e cila shkruan se Vuçiq këtë vendim e ka marrë pas ngjarjeve të fundit në Kosovë dhe ndalimit të trenit serb i cili ishte planifikuar të udhëtonte për në Mitrovicë të veriut nga Beogradi, transmeton gazetametro.net.

Në letrën dërguar ministrave, e cila u është dërguar dje, Vuçiq i ka lutur “të gjithë zyrtarët shtetërorë që, për shkak të ndjeshmërisë së situatës të mos japin deklarata, por t’ia lënë atij dhe që ai të jetë i vetmi që do të flas për marrëdhëniet me Prishtinën, Zagrebin e Sarajevën”. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë