Pas takimit në Bruksel në mes të presidentëve dhe kryeministrave të Kosovës, dhe Serbisë, me ndërmjetësim të BE’së, kryeministri serb, Aleksandar Vucic, ka thënë se kanë arritur që me mbështetjen e BE-së të bien dakord për rifillimin e dialogut, në nivel të lartë.
Marrëveshja e tillë sipas Vucicit, nënkupton që të dyja palët të sillen me përgjegjësi duke mos thënë asgjë të keqe për palën tjetër, ndryshe ia ka thënë se dialogu ndërpritet, transmeton gazetametro.net.
Vucic ka thënë se kur është fjala për Beogradin, personalisht do të kërkojë që çdo ministër dhe zyrtarë i Beogradit të veprojë njejt.
“Kjo është e rëndësishme sepse njerëzit janë të prirur të nënvlerësojnë dialogun tonë për shkak se këto bisedime sipas tyre nuk qojnë askund dhe bijnë vetëm probleme”.
“Ky dialog ishte një hap i mirë. Unë gjithmonë kam thënë se bisedimet janë një gjë shumë e rëndësishme edhe nëse nuk binjë ndonjë marrëveshje të re. Vucic theksoi se kjo tregon që të dy palët janë më vetëdije të plotë se sa të dëmshëm mund të jenë për njëri tjetrin. Besoj që në të ardhmen probleme të tilla do t’i shmangim”, ka thënë Vucic. /gazetametro.net