Loading…

Vucic thumbon Kosovën, veriun e quan territor të Serbisë

  • 22/01/2018 | 23:29

Vucic thumbon Kosovën, veriun e quan territor të Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, e ka quajtur pjesën veriore të Kosovës si “territor efektiv” të Serbisë, ndërsa ka paralajmëruar se nëse vrasësi i Oliver Ivanovic është nga kjo pjesë, shteti i tij do të arrestojë atë, përcjellë GazetaMetro.net


Madje ai ka ironizuar me gjendjen e shtetit të së drejtës në pjesën tjetër të Kosovës.

Padyshim që qëllimi i qeveritarëve në Prishtinë është të hyjnë në veri të Kosovës, sepse me këtë pushojnë të gjitha arsyet për të biseduar me Beogradin, ka thënë Vucic , duke folur dominimin e krimit në veri të Kosovës, shqetësim që është ngritur nga vetë qytetarët serbë në takim me të.

Ai ka paralajmëruar se shteti i tij do të gjejë mënyrën për të reaguar ndaj shqetësimeve nga nga veriu i Kosovës, për kriminalitetin dhe korrupsionin e lartë.

“E shoh që po flitet me të madhe për kriminalitetin dhe korrupsionin në veri të Kosovës, ku gjithsesi gjendja nuk është e mirë sepse Serbia nuk ka qeverisje efektive”, ka thënë Vucic.

Ai ironizoi me gjendjen në pjesën tjetër të Kosovës, duke thënë se, “ndërkaq drejtësia dhe demokracia lulëzojnë në Prishtinë, Pejë e qytetet e tjera”.

I pyetur lidhur me rolin e Milan Radojcic në atë pjesë, Vucic ka thënë se ai person do të arrestohet nëse është vrasës, por për këtë duhet të ketë dëshmi.

“Prishtina e ka qeverisje efektive dhe udhëheqë hetimet, le të na tregojnë kush e vrau Oliver Ivanovicin. Nëse thonë se është dikush nga veriu … na jepni këtë, ne do e arrestojmë, nëse është në territorin efektiv tonin”, theksoi Vucic për televizionin serb Hepi. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë