Loading…

Vucic thotë se po të ishte në punë Safet Gërxhaliu, nuk do të vendosej kjo taksë

  • 22/11/2018 | 11:12

Vucic thotë se po të ishte në punë Safet Gërxhaliu, nuk do të vendosej kjo taksë

Presidenti i Serbisë, Alekander Vuçiq, në konferencën e organizuar për shtyp pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për taks prej 100 për qind për produktet serbe, ka thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhte po të mos shkarkohej Safet Gërxhaliu nga kreu i Odës Ekonomike të Republikës së Kosovës.


“Turp që e kanë larguar Safet Gërxhaliun nga Oda Ekonomike e Kosovës, ai e dinte se çfarë është tregtia dhe çfarë është ekonomia”, ka thënë Vuçiq në konferencë për shtyp.

Ai ndër të tjera ka thënë që një masë e tillë është vendim i pastër politik, i cili nuk ka të bëjë me mënyrën se si funksionin ekonomia.

Kryetari aktual i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, e ka mbështetur vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për taks ndaj produkteve serbe.

Ndërsa përgjatë kohës kur Gërxhaliu ishte në krye të OEK-ut, kishte organizuar një panair në Kosovë në të cilin kishin marrë pjesë dhjetëra kompani serbe./gazetaexpres

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë