Loading…

Vucic thotë se nuk ka sanksione kundër Dodikut

  • 18/01/2017 | 09:37

Vucic thotë se nuk ka sanksione kundër Dodikut

Kryeministri serb Aleksandar Vucic ka deklaruar se nuk është reale që Serbia t’i vë sanksione kryetarit të Republikës serbe Milorad Dodik.


Ai për RTS ka thënë se nga amerikanët ka marrë informatë për vendosjen e sanksioneve Dodikut dhe shtoi se nuk mendon se është reale që edhe Serbia të bëjë të njëjtën.

“Qeveria është ajo që vendos, por unë personalisht thjesht nuk di se si t’ju përgjigjem. Të themi se Serbia e ka ngrirë pasurinë e Dodikut dhe se ai nuk mund të udhëtojë në Beograd, nuk është reale që të ndodh kjo”, ka thënë Vucic për RTS nga Davosi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë