Kryeministri serb Aleksandar Vucic ka deklaruar sot në Beograd se është i gatshëm të vazhdojë dialogun me Prishtinën. Ai edhe ka paralajmëruar vizitën në Sarajevë në fund të javës, ku do të marrë pjesë në mbledhje të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor.
“Ne jemi të gatshëm për dialog edhe sot edhe nesër edhe çdo ditë. Më duket se disa në botë nuk po e kuptojnë seriozisht përkushtimin e Prishtinës që të refuzojë dialogun, gjë që nuk më frikëson në kuptimin e forcës së tyre dhe nga ajo se çfarë ata mund të bëjnë kundër neve, por për atë se çdo lloj i jostabilitetit është shkatërrues për ne”, ka thënë Vucic, transmeton gazetametro.net
Kur është në pyetje bashkëpunimi rajonal, Vucic ka thënë se shkon në Sarajevë në takim me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, por jo për të ngrënë qebapë por të bisedojë për ardhmërinë e Ballkanit Perëndimor.
Ai ka thënë se do të bisedojë me të gjithë, edhe me Ramën e poashtu edhe me Isa Mustafën.
Ka shtuar se në takim do të bisedohet për krijimin e unionit doganor të Ballkanit Perëndimor, gjë që është punë afatgjate, por e cila mund të zgjidh një pjesë të problemit politik. /gazetametro.net