Loading…

Vucic thotë se arrestimi i një serbi në Kosovë është përpjekje për ta penguar dialogun

  • 29/08/2017 | 22:13

Vucic thotë se arrestimi i një serbi në Kosovë është përpjekje për ta penguar dialogun

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka vlerësuar sonte se arrestimi i Bogdan Mitroviqit, serbit të dyshuar për krime lufte në Kosovë, “është përpjekje e forcave të caktuara për të penguar çdo përpjekje për dialog” me Prishtinën.


Sipas agjencisë serbe “Beta”, Vucic, pas takimit me senatorin amerikan Ron Xhonson, ka thënë se Serbia do të përkujdeset për Bogdan Mitrovicin e arrestuar, përcjell Telegrafi.

“Duket sikur prapa krejt kësaj qëndron politika. Kemi hulumtuar nëpër arkiva, nuk kemi indikacione se ai ka bërë diçka të keqe. Nuk kemi as indikacione të lehta se diçka e tillë është e mundur. Nuk mund të garantojmë, por besojmë se gjatë ditëve të ardhshme do të dimë më shumë”, tha Vuçiq.

Bogdan Mitrovic është arrestuar dje nga Policia e Kosovës në Suharekë si i dyshuar për krime lufte. Atij i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë