Loading…

Vucic thërret përforcimet, dje francezët sot rusët: Diskutojnë Kosovën

  • 28/05/2021 | 15:11

Vucic thërret përforcimet, dje francezët sot rusët: Diskutojnë Kosovën

1Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic pas takimit me ambasadorin francez Falconi, është takuar me Ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksander Boqan-Kharqenko, ku ndër të tjerash kanë folur edhe për Kosovën, shkruan Gazeta Metro.


Vucic duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, tha se shtetin e tij e presin ditë të vështira, megjithatë do të mundohen për një kompromis.

“E kemi pak të vështirë por në Bruksel do të luftojmë për të mbrojtur interesat e shtetit dhe për kompromis me Kosovën”, tha Vucic.

Boqan-Kharqenko ka konfirmuar përkrahjen aktive të Rusisë për mbrojtjen e normave të ligjit ndërkombëtar dhe integritetin territorial të Serbisë.

Kujtojmë, që Vucic, ka pritur dje në prani të dy ministrave të qeverisë serbe, atij të financave dhe të mbrojtjes, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet bilaterale, rrugëtimin europian të Serbisë, situatën në rajon dhe dialogun e ardhshëm Kosovë-Serbi, shkruan Gazeta Metro.

Presidenti serb Vucic ka theksuar rëndësinë që ka bashkëpunimi me Francën për Serbinë, si në rrafshin politik, atë ekonomik, dhe shtoi se e gëzon kujdesi që i kushton Presidenti Macron marrëdhënies mes dy vendeve.

Kur bëhej fjalë për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Prishtinës, presidenti Vucic i ka thënën ambasadorit francz se gjithmonë ka gatishmëri për gjetjen e zgjidhjes së kompromisit dhe se ai do t’i përgjigjet thirrjes së Brukselit, por shtoi se duhet më shumë forcë dhe energji që të arrihet deri tek kompromisi, duke ja bërë me dije se delegacioni serb do të kujdeset për interesat kombëtare të Serbisë.

Ambasadori i Francës në Beograd, Jean-Louis Falconi, është i njohur në Ballkan pasi ishte ai që kishte paraqitur i pari një propozim të një metodologjie të re të anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Kjo metodologji ishte paraqitur nga Franca në samitet e BE’së dhe ishte miratuar si proces nga Këshilli i Europës. Ky zhvillim erdhi pas kundërshtimit të ashpër të Francës për zgjerimin në Ballkanin Perëndimor, “pa u reformuar vetë BE së pari” siç kishte deklaruar Presidenti Macron./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë