Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, e përfundoi adresimin ku nuk mundi t’i shpëtoj çështjes së marrëdhënieve të Greqisë dhe Kosovës ku doli i zhgënjyer dhe këmbëngulës që pyetja t’i shtrohet si duhet nga gazetari e të mos ‘mashtrohet’ publiku serb. Ndryshimi i qëndrimit të Greqisë ndaj Kosovës ka ndodhur dhe shtoi se është falënderues që hapi i fundit nuk është bërë ende nga Greqia, transmeton Gazeta Metro.
Vucic ju kthye kësaj teme kur u pyet për vizitën e shefit të diplomacisë së Greqisë Nikos Dendias në Kosovë.
“Tani mos të mashtrojmë publikun, ata kanë ngritur nivelin e marrëdhënieve me Kosovën. Kjo është e drejta e tyre, e kjo ka ndodhur tanimë. Ata kaluan tre shkallë, e shpresojmë që mos të kapërcejnë të katërtin” tha ai.
Ai u pyet rreth vendosjes së flamurit të Kosovës në takimin mes homologëve Gërvalla-Schwartz dhe Dendias gjë që Vucic e mohoi të jetë ndonjë tregues i relacionit të ri, ku ai theksoi mungesën e flamurit grek në takim, që është me rëndësi sipas tij. Si duket Vucic nuk ishte i informuar mirë pas kishte flamur grek në takimet me zyrtarët e lartë në Kosovë.
Një fotografi e vendosur nga vet Dendias në llogarinë e tij në Twitter shihet ai dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu ku në prapavijë kanë flamurin grek.
Vucic provoi t’i shmanget çështjes duke futur si zakonisht ofendime për kosovarët duke aluduar se Kosova nuk ekziston si shtet.
“Ata gjithmonë e fusin atë flamurin e tyre ku t’ju bie ndërmend, as kuti të shkrepëseve s’mund të merrni atje pa flamur të tyre në të për të treguar se paskan shtet, që nuk e kanë” tha Vucic./gazetametro.net