Loading…

Vucic tallet me Behgjet Pacollin

  • 28/02/2019 | 22:27

Vucic tallet me Behgjet Pacollin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic ka deklaruar se as që i bie ndër mend ta lexojë dhe as të përgjigjet në letrën që e ka marrë nga ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli dhe as në letrat tjera që i merr nga politikanë nga Beogradi.

Ai ka shtuar se çdo ditë merr shumë letra nga qytetarët dhe se përqendrohet të përgjigjet në to.

“E t’iu përgjigjem politikanëve nga Beogradi e nga Prishtina, as që më ndër mend. As t’i lexoj dhe as të përgjigjem në to. Ata nuk më kanë shkruar që t’i lexoj unë letrat, por i kanë dërguar që të tjerët t’i lexojnë së pari ato letra”, ka thënë ai.

Ai në fund ka theksuar se “nuk do të dinte se çfarë do t’i përgjigjej Pacollit e të mos dilte komik”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë