Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitrij Peskov, ka thënë se vizita është planifikuar para disa muajsh dhe nuk është e ndërlidhur me rritjen e tensioneve në regjion
Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vucic takohet sot në Moskë me kryetarin e Rusisë Vladimir Putin, për herë të dytë gjatë këtij viti. Mediat, dhe zyrtarët serbë nuk e fshehin dëshirën që edhe Moska të ketë ndikim në bisedimet e Kosovës e Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.
“Pa mbështetjen e Rusisë nuk ka zgjidhje për problemet në Kosovë e Metohi, e sidomos nuk ka zgjidhje pozitive kur është fjala për pozitën e serbëve dhe interesat serbe”, ka thënë për TV Most-in drejtori i të ashtq. Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, transmeton gazetametro.net.
Vetë rusët, ndërkaq, tregojnë më shumë përmbajtje rreth këtij takimi, së paku mohojnë se kjo ka të bëjë me “tensonet e shtuara” ditët e fundit, e që ndërlidhen me vizitën e kryetarit të Kosovës në liqenin e Ujmanit në veriun e Kosovës.
Vucic, ndërkaq, ka thënë dje se në Moskë do të kërkojë mbështetje politike për Serbinë dhe se beson se nga kryetari i Federatës Ruse edhe do ta ketë, “siç la qenë edhe në periudhën e kaluar”.
“Kam ardhur të kërkoj mbështetje për Serbinë, mbështetje konkrete politike. Besoj se nga kryetari Putin edhe do ta kemi, siç e kemi pasur edhe në periudhën e kaluar”, ka thënë ai.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitrij Peskov, ka thënë se vizita është planifikuar para disa muajsh dhe nuk është e ndërlidhur me rritjen e tensioneve në regjion, ndonëse në kumtesën zyrtare thuhet se “do të shqyrtohen çështjet kyçe për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale, si edhe çështjet ndërkombëtare dhe regjionale”.
Analistë serbë, ndërkaq, kanë thënë se Moska nuk do të ketë ndikim në bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë, sepse ky është problem evropian dhe do të jenë vendet e quintit dhe Brukseli që do të kenë ndikim më të madh./gazetametro.net